Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Avdullah Hoti, Armend Zemaj e Arben Gashi janë informuar nga policia e inteligjenca e huaj se janë target në një plan atentati.
Vetë Abdixhiku këtë të enjte mori pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës e nga aty pa dhënë detaje tha se nuk është i frikësuar.
Nga anëtarë të LDK-së u tha se kjo mund të vijë edhe nga kundërshtarë politik, megjithatë Armend Zemaj ka refuzuar ta komentojë këtë.
Pjesë e këtij plani janë njoftuar se janë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe deputetja Ganimete Musliu.
Ata thonë që janë informuar nga organet e rendit dhe kjo mbetet në dorën e tyre.
Policia e Kosovës ka refuzuar të zbulojë më shumë mbi këtë plan për atentat ndaj gjashtë deputetëve opozitarë të Kuvendit, duke thënë vetëm se janë duke hetuar.
Top Channel