Keni ditëlindjen dhe doni t’u ofroni tortë kolegëve tuaj? Mendojeni mirë pasi të lexoni se ç’thotë këshilltarja e ushqimit

19/01/2023 11:23

Nëse punoni në një zyrë, ju e dini ‘zakonin’. Është ditëlindja e dikujt dhe rregullat e pashkruara nënkuptojnë se duhet të sjellim tortë për të gjithë.

Por a është koha për t’i hequr këto zakone? Një këshilltare e ushqimit thotë se punëtorët nuk duhet të sjellin ëmbëlsira.

Kryetarja e Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, Prof Susan Jebb, e krahasoi qëndrimin rreth tortës në zyrë me pirjen pasive të duhanit, edhe pse jo identike pasi u shkaktonte dëm të tjerëve.

“Nëse askush nuk do të sillte ëmbëlsira në zyrë, unë nuk do të haja ëmbëlsira”, tha ajo.

Prof Jebb shtoi se ngrënia e tortës ishte një zgjedhje personale, por kolegët mund të ndihmonin njëri-tjetrin duke mos ia ofruar atë.

Lou Walker, autori i një raporti mbi kulturën e ëmbëlsirave në zyrë , tha se po bëhej një dukuri e përditshme dhe “nuk ishte më e veçantë”.

Është diçka e pazakonshme të thyesh traditën dhe të ofrosh një pjatë frutash, pasi askush nuk dëshiron të njihet si i vetmi anëtar i stafit që sjell më shumë arra të shëndetshme dhe jo çokollata. Por kjo është gjëja e duhur, sipas mjekes së përgjithshme Dr Helen Wall.

“Në fund të ditës ju duhet të keni pak vullnet”, tha ajo për BBC.

“Ne duam të inkurajojmë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe po ndërmarrim veprime për të trajtuar obezitetin, i cili i ka kushtuar NHS-së 6 miliardë paund në vit. Sidoqoftë, mënyra për t’u marrë me këtë çështje nuk është të ndalojmë njerëzit që herë pas here të sjellin ëmbëlsira për kolegët e tyre”, tha zëdhëndësi i kryeministrit Rishi Sunak.

Sipas faqes së internetit të NHS, shumica e të rriturve në Angli janë mbipeshë. Konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe pijeve të larta në sheqer rrit rrezikun e obezitetit dhe prishjes së dhëmbëve.

Top Channel