Fantazisti i kthen “reston” Milanit: Inter ishte superior, kisha dëshirë për hakmarrje

19/01/2023 09:15

Pas ngacmimeve në fundin e sezonit të kaluar kur Milan fitoi titullin, më në fund, Hakan Calhagnolu gjeti momentin për t’i rikthyer reston kuqezinjve.

Fantazisti mposhti ish-skuadrën e tij me fanellën e Interit në finalen e Superkupës së Italisë të luajtur në Arabinë Saudite. Vetë lojtari turk e pranon se u ndje i bezdisur nga ngacmimet e tifozëve milanistë por edhe Ibrahimovic gjatë titullit që festoi Milani sezonin e kaluar ndërsa shtoi se dëshira për hakmarrje ishte e madhe.

E pranoj që është një fitore shumë e rëndësishme, për mua edhe më shumë. Jam i lumtur dhe falenderoj shokët e tifozët që na ndoqën deri në Arabi. Treguam në fushë se ishim një skuadër superiore, rezultati 3-0 e shpreh qartë këtë; tani të gjithë në shtëpi pasi nuk ka shumë për të thënë. Më kanë bezdisur shumë ngacmimet nga kampi i Milanit kur ata fituan titullin dhe kisha një dëshirë të madhe për hakmarrje.

Në ato ditë preferova të qëndroja i heshtur, ishte e rëndë për mua, por karma kthehet gjithnjë. Milani dukej i uritur por i dërguam shpejt në shtëpi, “i fshimë” në fushë dhe tani duhet të na respektojnë. Le të përqëndrohemi tashmë në kampionat dhe për titullin ne besojmë deri në fund”, u shpreh Calhanoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA