Linjat e furnizimit me energji elektrike në Korçë janë dëmtuar për shkak të erës të fortë që ka qenë prezente përgjatë gjithë natës.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec. Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve.

Në rrugët nacionale dhe ato dytësore nuk raportohen problematika.

Ndërkohë, forca e erës ka rrëzuar një pemë në lagjen numër 4 te qytetit, duke dëmtuar trotuarin, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA