Xavi nuk resht së përsërituri në të gjitha konferencat për shtypin se ka të gjithë skuadrën në dispozicion dhe se do të largohen vetëm ata që e kërkojnë largimin.
I vetmi emër që lidhet me këtë temë është Memphis Depay, e ardhmja e të cilit është shumë larg Barçës. Atlético e Madridit dëshiron që ai të mbulojë boshllëkun e krijuar nga largimi i Joao Felix. Holandezi dëshiron ta mbyllë përvojën e tij në “Camp Nou, por shkëmbimi me Lemar nuk shihet si zgjidhje në klubin katalan.
Xavi më tej pranoi se do të fliste me Depay-n në stërvitje këtë të mërkurë, përpara udhëtimit për ndeshjen e Kupës së Mbretit, ndaj Ceutas.
“Nuk është situatë e lehtë për të. Nga këtu nëse do të largohet, nuk e di. Do ta diskutoj me të”, ka komentuar Xavi.
Top Channel