Në disa pamje tmerrie nga kamerat e sigurisë shiheshin sot momentet shokuese kur një burrë që po blinte kafe nga dritarja e makinës, tenton të rrëmbejë të renë që po i shërbente.
Ngjarja e rëndë e darkës së të dielës në Auburn, Washington, tregon klientin që tenton të rrëmbejë vajzën prapa banakut kur ajo i zgjat kusurin.
Duke e kapu nga kyçi ai e tërheq drejt vetes dhe më pas lëshon drejt saj një mjet që policia tha se është një ‘lak profesional’ me të cilit do të tentonte ta tërhiqte jashtë duke e kapur nga koka.
Për fat baristja arriti të shpëtonte nga kapja e tij dhe nga jo e lakut. Shoferi më pas largohet nga kioska e kafes ndërsa kusuri e fatura i bien përtokë.
Pamje e incidentit të rëndë u publikuan nga policia e Auburn si pjese e apelit për të gjetur shoferin rrëmbyes.
Policia po kërkon informacione për hetimet e tyre dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut për një tatuazh që shihet në krahun e burrit, që duket se shkruan ‘Chevrolet’.
Njerëzit që panë pamjet thanë se janë të tmerruar nga ngjarja.
Top Channel