Venezuela ndez ‘konflikt’ në ‘Miss Universe’ teksa Maduro akuzon SHBA për vjdhje të titullit (fotot)

18/01/2023 17:09

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ka thënë se Shtetet e Bashkuara ‘i kanë vjedhur’ vendit të tij titullin e fundit të konkursit të bukurisë ‘Miss Universe’, ku Miss Venezuela ishte pritur gjerësisht të fitonte.

Maduro ka nisur debatin e tij ndërkombëtar diplomatik duke thenë se të gjithë prisnin që 23 vjeçarja venezuelane Amanda Dudamel të dilte fitimtare, para se kurora t’i rrëmbehej nga amerikania R’Bonney Gabriel.

Dudamel, e cila u shpall e dyta, është bërë shkaku që presidenti Nicolas Maduro, të akuzojë SHBA për “grabitje të titullit” të turneut.

Presidenti i nervozuar tha: “Ata vodhën titullin tonë të Miss Universe. Amanda Dudamel fitoi votat popullore, nuk mund të ketë një vjedhje kështu”.

Dudamel, studente dizajni dhe bija e ish-trajnerit të kombëtares venezuelane Rafael Dudamel, konsiderohej një nga favoritet për të fituar.

Por edhe pse u rendit e dyta, Dudamel duket e kënaqur me arritjen e saj, teksa konfirmonte në rrjetet sociale se ishte “më e kënaqur e mirënjohëse se kurrë”.

Ajo shkruante: “Jam e lumtur dhe e kënaqur, falemnderit Venezuela!”

Ky nuk ishte debati i vetëm në turneun Miss Universe tournament, teksa shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehnin zemërim për lejimin e konkurrimit të  Miss Rusisë, Anna Linnikova në një kohë kur vendi i saj është në luftë me Ukrainën.

Miss Rusia shihej bashkë me konkurrente të tjera duke ngrënë midhje ne restorante luksoze, e duke blerë veshje të shtrenjta gjatë spoteve të konkurrimit.

FOTO GALERI
3/5
23 vjeçarja venezuelane Amanda Dudamel

Top Channel