I festoi në fytyrë, Romero shpjegon gjestin ndaj Mbappe: Askush nuk e pa penalltinë e Messit

18/01/2023 13:58

Kur është mbushur një muaj nga finalja spektakolare e Katar 2022 mes Argjentinës dhe Francës aty ku triumfuan albicelestet nga pika e bardhë, mbrojtësi i amerikano-latinëve, Cristian Romero shpjegon arsyen pse i festoi në fytyrë Kylian Mbappe pas golit të tretë që u shënua nga Lionel Messi.

Lojtari që aktivizohet në radhët e Tottenham në Premier League shprehet se sulmuesi francez ishte sjellë keq me shokun e tij të skuadrës, Enzo Fernandez dhe në këtë formë ai mori “hak”.

“I bërtita dhe i festova në fytyrë Mbappe sepse Enzo Fernandez foli më parë me atë dhe ai e trajtoi në një mënyrë të shëmtuar. Atëherë unë mora “hak” duke festuar në atë formë golin që shënoi Messi”, u shpreh Romero.

Ndër të tjera, 24-vjeçari tregoi edhe emocionet gjatë goditjeve të penalltive ndërsa theksoi se ishte i vetmi që kishte guximin për të parë gjuajtjen e Messit.

“Unë e pashë penalltinë që goditi Leo, isha i vetmi që mora guximin të shikoja. Por, e pranoj se pas këtij momenti nuk pashë asnjë penallti tjetër sepse isha gjithë kohën në gjunjë duke u lutur”, tha Romero.

Në fund, Romero pati edhe një mesazh për Federatën e Argjentinës ku u shpreh se duhet të vijojnë projektin me trajnerin Lionel Scaloni dhe se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë do të nënshkruante një kontratë jete me teknikun 44-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA