Godet sërish ‘përshpejtimi i papritur’ i Tesla-ve; Makina ndahet në dysh në Vancouver (fotot)

18/01/2023 20:48

Një automjet Tesla ka shtuar papritur shpejtësinë në mënyrë të pakontrolluar dhe është përplasur në një kryqëzim hekurudhor në perëndim të Vankuver, Kanada, duke përfunduar e shkatërruar.

Disa agjenci shtetërore që kanë hetuar incidente të ngjashme të humbjes së kontrollit të makinave Tesla me “përshpejtim të papritur”, thonë se hetimet janë në vijim.

Rrjeti vendas North Shore News raportonte se makina kishte shtuar shpejtësinë papritur dhe u përplas me shpejtësi me ngritjen e ndarjes hekurudhore, duke u ndarë në dy pjesë. Shoferi dhe pasagjeri në makinë kishin shpëtuar me plagë jo kërcënuese për jetën.

Megjithse arsyeja e përshpejtimit të papritur është e paditur, policia tha se po shikon për një problem të mundshëm teknik, ose një gabim të shoferit.

Por ky nuk është rasti i parë i problemeve të tilla me këtë tip makinash pasi administrata kanadeze ka hapur një hetim të veçantë për humbje të papritur të kontrollit të automjeteve elektrike, disa prej të cilave i janë atribuuar gabimeve të shoferit.

FOTO GALERI
1/3
Disa agjenci shtetërore që kanë hetuar incidente të ngjashme të humbjes së kontrollit të makinave Tesla me “përshpejtim të papritur”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA