22/12 22:33
Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës së Italisë dhe e treta mes këtyre dy skuadrave.
Derbi i zjarrtë i Milanos është transferuar në Riad të Arabisë, aty ku skuadrat e Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit do të përballen mes tyre për fitimin e trofeut.
Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e finales së sotme. Pioli ka preferuar Kjaer përpara Kalulu si kolegu i Tomorit, ndërkohë që Giroud do të mbështetet nga treshja Leoa-Brahim Diaz-Messiah.
Zikaltrit rigjejnë Barellën në mesin e fushës, i vetmi ndryshim krahasuar me titullarët që luajtën përballë Hellas Verona në kampionat. Kristjan Asllani në stol, me mesfushorin shqiptar që shpreson të marrë minuta gjatë ndeshjes.
Top Channel