Policia e Tepelenës ka vënë në pranga këtë mëngjes mësuesin e edukimit fizik Kleanth Laçi 59 vjeç nga Tepelena me akuzën e ngacmimit seksual të një të miture nxënëse e tij si dhe për akuzën “kallëzim i rremë”.

59-vjeçari u plagos 2 ditë më parë në Tepelenë nga tre persona të cilët e goditën me grushta dhe mjete të forta pasi e kanë tërhequr më parë brenda mjetit të tyre.

Policia ndaloi dje një prej autorëve të sulmit ndaj mësuesit Laçi që rezultoi se ishte vëllai i së miturës të cilën 59-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar në mjediset e shkollës.

Albi Gumeni 29 vjeç u ndalur për plagosje të lehtë me dashje nën akuzën e vetëgjyqësisë. Ishte ai që ka denoncuar ngacmimin e së motrës në polici pas ndalimit.

Ndalimi i mësuesit 59 vjeçar sipas policisë u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA