Qeveria do të ndryshojë ligjin për koncesionet dhe kontratat PPP.
Përfaqësuesit e Financave deklaruan në Komisionin e Ekonomisë se drafti me ndryshimet po punohet edhe me konsulencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe do të mbërrijë në Kuvend në pjesën e dytë të vitit.
Sipas tyre, ligji do të marrë parasysh edhe propozimet e deputetes demokrate Jorida Tabaku për kontrollin e kontratave koncesionare që u diskutuan sot në Komision. Nisma u mirëprit edhe nga deputetët e mazhorancës, ndërsa Tabaku këmbënguli se ndryshimet janë urgjente.
Propozimet e deputetes Tabaku përfshijnë katër ndryshime kryesore që synojnë zgjidhjen e problematikave që hasen në kontratat koncesionare, që përfshijnë rritjen e transparencës, rritjen e përgjegjësisë personale, forcimin e kontrollit të raporteve financiare të kompanive si dhe atë të luftës kundër pastrimit të parave.
Top Channel