Memphis Depay edhe më pranë “divorcit” me Barcelonën. Sulmuesi holandez nuk u paraqit në seancën e së mërkurës, duke e habitur stafin teknik.
Zemërimi i Xavi Hernándezit ishte i dukshëm, megjithëse ai u përpoq ta fshihte, duke siguruar në një konferencë shtypi se duhej të fliste me lojtarin për të zgjidhur situatën. Në çdo rast, sulmuesi holandez do të ndëshkohet për sjelljen e tij.
Ajo që duket e qartë është se e ardhmja e Memphis Depay është çdo ditë më larg nga klubi “Blaugrana”. Sulmuesi holandez mund të detyrojë largimin e tij drejt Atléticos së Madridit dhe hapin e parë e ka bërë këtë pasdite, duke mos marrë pjesë në seancën para ndeshjes së Kupës kundër Ceutas.
Në çdo rast, hapi që ka hedhur Memphis është më i rrezikshmi. Me veprime të tilla ai tregon mungesën e profesionalizmit dhe zero përkushtimin ndaj klubit./ Super Sport
Top Channel