22/11 08:48
Gazetari Milaim Zeka ka dhënë opinionin e tij në lidhje me arrestimin e bosit mafjoz të “cosa-nostras”.
Ai u shpreh në “Top Story” se sëmundja e tij e rëndë ka sjellë dorëzimin në drejtësinë italiane.
“Historia e grupeve që historikun e kanë brenda pushtetit prokurorët, gjyqtarët dhe hetuesit. Unë besoj që më vonë do të flasim për modelin e kësaj organizate. Besoj fuqishëm që Mateo duke qenë i sëmurë duke mos dashur të takojë vajzën thellë thellë në shpirtin e tij kriminal ka qenë një ndjenjë dhe është dorëzuar edhe para sëmundjes. Vjen një ditë që falen, para vdekjes. Unë mendoj që njeriu i dorëzohet vdekjes siç iu është dorëzuar ky ka pasur një vetëvullnet të dorëzimit”, u shpreh gazetari.
Top Channel