Një nga tragetet e linjës Durrës-Bari që anuloi lundrimin mbrëmë, po niset në këto momente.

Gjithashtu edhe nga porti i Barit është nisur njëri prej trageteve.

Burime portuale bëjnë me dije se nga Bari drejt Durrësit trageti ka nisur lundrimin rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijë në Durrës rreth mesditës së sotme.

Kompania tjetër e lundrimit ka vendosur që tragetet e saj të nisen në mbrëmjen e sotme nga dy portet respektive.

Një ditë më parë anuluan lundrimet për shkak të motit të keq në rajonin e Adriatikut tragetet e linjave Bari-Durrës-Bari, ai i Ankonës drejt Durrësit, si dhe trageti i linjës Vlorë- Brindizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA