Spikati në Botëror, Newcastle kërkon mesfushorin e Chelsea-t

17/01/2023 19:39

Newcastle është seriozisht i interesuar për Hakim Ziyech. Nga mediet britanike raportohet se klubi i “sheikëve” do tentojë të afrojë në janar mesfushorin e Chelsea-s.

Hapësirat e Ziyech te “blutë” e Londrës janë të pakta dhe në të ardhmen pritet të zvogëlohen edhe më shumë dhe në këtë situatë marokeni do të duhet të shikojë seriozisht për një destinacion të ri, me Newcastle në skenë duket se mesfushori ka mundësinë që të vendosë për të ardhmen e tij.

29-vjeçari ka kontratë deri në 2025-ën me Chelsean, ndërsa vlera e tij në treg aktualisht është 20 milionë euro, një shifër që Milan, klub që ka shfaqur prej kohësh interes për Ziyech, vështirë se mund ta paguajë dhe në këto kushte, më pranë afrimit të lojtarit të Chelsea-t duket se është Newcastle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA