20/12 11:05
“Luba” një playback teatër për herë të parë në skenën shqiptare, vjen këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.
I krijuar për herë të parë në Amerikë nga Jonathan Fox dhe Jo Salas në vitin 1975, playback teater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Shfaqja vjen me regji të Armand Borës dhe skenar të Ylljet Alickës.
Luba është historia tragjike e një gruaje të huaj, martuar me një shqiptar. Ngjarje dhe histori të viteve 60-70 vijnë në skenë përmes parodizimit të sistemit diktatorial dhe shpërfaqjes së thelbit të tij kriminal.
Me aktorët Xhoana Karaj, Kristian Koroveshi, Igli Fusha, Livion Aliaj, Klaudio Gega, Eno Basha, shfaqja fillon nga 20 janari.
Top Channel