Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski përmendi gjatë fjalës së tij në një panel të Forumit Botëror Ekonomik në Davos situatën e brishtë në Ballkanin e Perëndimor, mes tensioneve që ngrenë krye herë pas here.

Ai foli për rrezikun që i kanoset rajonit nga ana e Rusisë, duke evidentuar dy pikat më të nxehta ose më të brishta aty: Është Republika Srpska brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe Veriu i Republikës së Kosovës. Kremlini, tha Pendarovski, përmes propagandës e sidomos lajmeve të rreme përpiqet që të krijojë tensione në rajon.

“Ajo që po bën regjimi i Putinit duke nisur që përpara shumë vitesh, jo vetëm nga koha kur filloi pushtimi i Ukrainës, është një përpjekje për t’i provokuar njerëzit në mënyrë që të cenojë integritetet e këtyre dy vendeve. Gjatë vitit të fundit propaganda ruse, lajmet e rreme, propaganda politike, kërcënimet hibride dhe sulme të tilla nuk janë intensifikuar sepse regjimi i Putinit ishte i fokusuar tek goditja e Aleancës Perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. Por, këtë gjë po e bëjnë aktorët lokalë që nuk janë shumë të lumtur me të ashtëquajturat marrëveshje të paqes të arritura në vitet 90’ta dhe herë pas here, provokojnë me retorikë nxitëse duke shkaktuar trazira në të dy këto dy vende”, tha Pendarovski.

Supozimi dhe gjykimi im, vazhdoi ai, është se nëse Rusia kërkon që ta shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina, që është teatri kryesor i luftës dhe propagandas së saj, atëherë Ballkani Perëndimor është shenjestër më shumë se vendet e Baltikut.

“Duhet të kemi kujdes për këtë situatë, si aleancë perëndimore, si aleancë e NATO’s dhe si anëtarë po vende kandidate për anëtarësim në BE, sepse më duket se pika e ashtuquajtur e butë në arkitekturën e sigurisë paneuropiane tani, përveç Ukrainës, duke padur parasysh rrezikun që vjen nga Kremlini në këtë drejtim, është Ballkani Perëndimor”, shtoi Pendarovski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA