Banorëve të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Bulqizë u është kërkuar të evakuuohen.

Bashkia ka marrë vendimin për nxjerrjen e banorëve nga pallati që është rrethuar me shirit nga policia.

Një pjesë e familjarëve janë dakord me vendimin e marrë, por ka banorë të tjerë që kundërshtojnë.

Bashkia ka marrë vendimin për nxjerrjen e banorëve nga pallati që është rrethuar me shirit nga policia që në orët e para të mëngjesit. Por një pjesë e banorëve e kundërshtojnë vendimin edhe pse pallati më herët ka pësuar dëme edhe në tërmetin e vitit 2019.

Një banor i këtij pallati shprehet i vendosur për të mos dalë nga banesa:

“Nuk jam dakord fare se kam shtëpinë time aty. Do të rri aty. Pallati ka tre vite që është plasaritur, para se të binte tërmeti i vitit 2019. Nuk është prekur nga tërmeti. Ra tërmeti tjetër para tre ditësh, nuk ka asnjë shenjë. Unë do të rri në shtëpinë time. Nuk kam frikë. Ra tërmeti dhe unë nuk dola fare. Unë nuk dal, kam shtëpinë time, mund të na hedhin në gjykatë. Nuk kam ku shkoj. Të rri jashtë?”

Policia bashkiake negocioi me banorët që kundërshtojnë, të cilëve si të gjithëve u është premtuar se strehohen ne hotele dhe ne shtëpi me qira. Dëme nga tërmeti i së dielës pati në disa shtëpi afër epiqendrës në Xibër të bashkisë Klos. Post lëkundjet e gjeneruara nga ky aktivitet sizmik ndërkohë vazhdojnë me post tërmete me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA