Banorëve të dy pallateve të dëmtuara nga tërmeti i së dielës në Bulqizë u është kërkuar këtë të martë të evakuuohen.

Bashkia ka marrë vendimin për nxjerrjen e banorëve nga pallatet në lagjen e re dhe të vjetër të qytetit.

Por një pjesë e banorëve  e kundërshtojnë vendimin edhe pse pallati më herët ka pësuar dëme edhe në tërmetin e vitit 2019.

Policia bashkiake negocioi me banorët që kundërshtojnë  të cilëve si të gjithëve u është premtuar se strehohen ne hotele dhe ne shtëpi me qira. Dëme nga tërmeti i së dielës pati në disa shtëpi afër epiqendrës në Xibër të bashkisë Klos. Post lëkundjet e gjeneruara nga ky aktivitet sizmik ndërkohë vazhdojnë me postërmete me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA