“Mund të ndodhë sot, gjyshe”, festimi ikonë i Messit me sytë nga qielli

17/01/2023 19:01

Në fund të finales së Kupë së Botës Argjentinë – Francë, pak sekonda para se Montiel të ekzekutonte penalltinë e fundit, që do ta sanksiononte përfaqësuesen bardhekaltër për herë të tretë në histori kampione të botës, Lionel Messi u fokusua nga kamerat me sytë nga qielli, duke belbëzuar disa fjalë: “Puede ser hoy, abu”, që mund të përkthehet “Mund të jetë sot, gjyshe”.

Teksa Montiel dërgoi topin pas shpinës së Hugo Llorisit, Messi ra në gjunjë, në lot, pasi arriti të vetmin trofe që i mungonte palmaresit të tij.

Zonja Cuccittini (gjyshja e tij), ishte mbështetësja kryesore e idesë për ta parë Messin futbollist, por ajo vdiq kur nipi i saj ishte vetëm 11 vjeç.

Mendohet se festimi ikonë i Messit, me sytë drejt qiellit, ishte një nderim për gjyshen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA