Vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili dy ditë më parë dyshohet se me një automjet të marrë me qira ka rënë në ujërat e lumit Seman në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.

Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit apo pas përplasjes me parmakët e urës është larguar.

Këto janë dy pistat ku po hetojnë blutë e Fierit, ndërsa kontrollet vazhdojnë në lumin Seman ashtu edhe në zonat përreth, me shpresën për të gjetur automjetin.

Për të tretën ditë, polumbarët e repartit special Renea po kërkojnë në rrjedhën e lumit, duke përdorur metodën me zinxhirë dhe nga ajri me drone.

Pavarësisht kërkimeve, nuk ka asnjë gjurmë nga makina, ndërsa telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA