Republika e Togos ende figuron në listën e vendeve njohëse të shtetit të Kosovës edhe pse kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla tha se ky vend e ka tërhequr njohjen që nga viti 2019.
Gërvalla në një kundërpërgjigje për deklarimin nga Beogradi të Ministrit të Jashtëm të Togos u shpreh se kjo është fushatë e Serbisë kundër Kosovës, duke u arsyetuar me faktin se “çnjohja” ka ndodhur para se të marrë ajo punën e Ministres së Jashtme.
Se ka fushatë të Serbisë kundër Kosovës evidentojnë edhe njohësit e çështje ndërkombëtare, por që shtojnë se Ministria e Punëve të Jashtme nuk po mund të ballafaqohet me këtë.
Fenomeni i “çnjohjeve” pritet të dëmtojë Kosovën edhe në proceset e anëtarësimeve të saj në organizatat ndërkombëtare.
Ndërkohë propozohet që kjo ministri të fillojë edhe një taskforcë për t’u ballafaquar me fushatën e “çnjohjeve” të sponsorizuar nga Serbia e të punohet në arritjen e njohjeve të reja.
Njohjen e fundit si shtet Kosova e ka arritur përmes marrëveshjes së Ëashingtonit nga ana e Izraelit dy vjet më parë.
Top Channel