Dita e dytë në Australian Open nuk regjistroi surpriza sa i takon emrave “Big” të turneut, ku sigurisht përplasja më e fortë ishte ajo mes Matteo Berrettinit dhe Andy Murray.
Tenisti britanik triumfoi në një ndeshje që zgjati për më shumë se 5 orë me shifrat 2-3, teksa sfida nisi më së miri për Murrayn i cili fitoi dy setet e para.
Por, Berretini u rikthye dhe fitoi dy setet pasardhëse për ta dërguar sfidën në setin final ku Murray fitoi vetëm në tie-break.
Sa i takon ndeshjeve të tjera, Rublev mposhti me shifrat 3-0 Thiem, Schërtzman që kaloi me shifrat 3-1 Krutykh, Fritz mposhti Basilashvili me shifrat 3-1, Rune fitoi me shifrat 0-3 Krajinovic ndërsa Zverev mposhti me rezultatin 2-3 Varillas.
Sakaq, ende nuk i ka ardhur radha për të konkurruar një nga favoritëve për triumfin final, Novak Djokovic që luan ndaj spanjollit Carballes Baena ndërsa Casper Ruud luan ndaj çekut Machac.
Top Channel