Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjatë një proteste në Gjermani.

Aktivistja mjedisore 20- vjeçare  ka marrë pjesë në protesta kundër prishjes së fshatit Luetzerath, i cili po pastrohet për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri.

Fshati i vogël, i cili është në pronësi të firmës së shërbimeve RWE dhe është braktisur, është bërë vija e parë për debatin e Gjermanisë për klimën.

Qeveria gjermane ka dhënë dritën jeshile që fshati të prishet për të lejuar zgjerimin e minierës së qymyrit Garzweiler aty pranë .

Ministrat dhe RWE thonë se miniera do të sigurojë energjinë e nevojshme për Gjermaninë në afat të shkurtër.

Qeverisë, e cila është një koalicion trepalësh duke përfshirë partinë e Gjelbër të vendit, i është dashur të përshtatë qëndrimin e saj ndaj përdorimit të qymyrit pas pushtimit rus të Ukrainës .

Vendi në të kaluarën ka qenë shumë i varur nga gazi rus për energjinë e tij, por furnizimet në Evropë janë reduktuar në përgjigje të sanksioneve evropiane .

Megjithatë, qeveria këmbëngul se është ende e përkushtuar për të eliminuar përdorimin e qymyrit.

Aktivistët mjedisorë duan që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe po kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit.

Ata thonë se shkatërrimi i fshatit për t’i hapur rrugë vendit do të rezultonte në sasi të mëdha të emetimeve të gazit serrë nga lëndët djegëse fosile të minuara.

Protestuesit u zhvendosën në shtëpitë e braktisura të ish-banorëve dy vjet më parë.

Grupi LuetziBleibt pretendoi në fillim të këtij muaji se kishte  qindra njerëz të grumbulluar në fshat, ndërsa ata janë kundërshtuar nga policia.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA