​Çmimet në Mal të Zi rriten me 13 për qind në vetëm një vit

17/01/2023 16:48

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2021, kanë qenë mesatarisht 13 për qind më të larta në Mal të Zi, sipas të dhënave të Monstat.

Në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me nëntorin, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 0.1 për qind më të larta.

Çmimet e konsumit në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, vlerësohen të jenë 17,2 për qind më të larta.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e qirasë reale që paguajnë qiramarrësit për vendbanimin parësor, shërbimet e akomodimit, qumështin, djathin dhe vezët, perimet, pajisje të tjera, artikuj dhe produkte për higjienën personale, mirëmbajtjen dhe. riparimin e automjeteve, lëndëve djegëse të ngurta dhe mishit”, thuhet në njoftimin e Monstat, transmeton portali RTCG.

Top Channel