Rreth 50 gra janë rrëmbyer nga xhihadistët në Burkina Faso veriore, të Afrikës thonë zyrtarët lokalë.
Banorët thanë se dy grupe grash u morën teksa po mblidhnin gjethe dhe fruta të egra për shkak të mungesës së madhe të ushqimit.
Një numër i vogël kanë arritur të shpëtojnë dhe të ngrenë alarmin.
Rrëmbimet ndodhën të enjten dhe të premten, por lajmet sapo kanë dalë, pasi pjesa më e madhe e zonës është bllokuar nga militantët islamikë.
“Të enjten në mbrëmje, kur nuk po ktheheshin, menduam se kishin probleme me karrocat. Por tre të mbijetuar u kthyen për të na treguar se çfarë ndodhi”, tha një banor për AFP.
Arbinda në rajonin e Sahelit është goditur rëndë nga kryengritja xhihadiste. Rrugët brenda dhe jashtë janë bllokuar nga xhihadistët, ka uri të madhe pasi furnizimet me ushqime janë të kufizuara dhe situata është dëshpëruese.
Burkina Faso në tërësi është goditur nga një kryengritje dhjetëvjeçare që ka zhvendosur gati dy milionë njerëz. Ushtria mori pushtetin janarin e kaluar, duke premtuar një fund të sulmeve, por dhuna vazhdon ende.
Top Channel