Barcelona festoi në Arabinë Saudite titullin e saj numër 14 në historinë e Superkupës së Spanjës teksa mposhti në El Clasico, rivalët e përbetuar të Real Madrid me rezultatin 1-3.
Katalanasit ia dolën falë golave të Gavit, Pedrit dhe Leëandosvskit. Një triumf i rëndësishëm që ishte edhe i pari në epokën Xavi Hernandez, por edhe i pari pas “erës” Messi.
Barcelona nuk festonte një trofe prej vitit 2017, kur në prill mposhti në finalen e Kupës së Mbretit, Atheltic Bilbao me rezultatin 4-0. Në atë kohë, pjesë e skuadrës ishte edhe Lionel Messi. Janë plot 638 ditë që nga ajo kohë, me Barcelonën që dukej sikur ishte e mallkuar sidomos pas largimit të Messit.
Megjithatë, tashmë me trajnerin 42-vjeçar në krye duket sikur skuadra mund të rikthehet e të festojë ashtu siç bënte edhe kur Xavi ishte në fushë. Tifozët tashmë shpresojnë te një cikël i ri ndërsa synimi i madh është triumfi në La Liga, aty ku për momentin blaugranët kryesojnë renditjen teksa një tjetër trofe në lojë është edhe Europa League.
Top Channel