Barcelona fitoi 3-1 finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Realit të Madridit. Lojtarët katalanas zhvilluan një ndeshje fantastike dhe i dhuruan Xavit trofeun e parë si trajner i Barcelonës.
Gavi ishte i shkëlqyer, realizoi gol dhe dhuroi dy asiste dhe e meritoi plotësisht çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. “Gavi më ka lënë pa fjalë…
Ai ka ndikim të madh në ekip dhe është vetëm 18 vjeç. Gavi është një djalë që na emocionon të gjithëve. Ai është një lider i lindur. Grinta që del prej tij është spektakolare. Ky djalë nuk ka limite”, deklaroi trajneri në lidhje me adoleshentin e talentuar.
Vetë Gavi frymëzohet nga dy persona: Andres Iniesta dhe Marco Verratti. “Çdo ditë punoj fort për t’iu afruar nivelit të Iniestës dhe Verrattit. Ata janë idhujt e mi”, u shpreh mesfushori spanjoll.
Top Channel