Modelja e rrjetit habitet kur i dashuri i thotë se lahet ‘vetëm me ujë dhe zero sapun’ (fotot)

16/01/2023 17:01

Disa komentuese i shkruanin vajzes: “shyqyr që është i dashuri yt dhe ne s’kemi punë me të”.

Komentet vijnë pas një videoje virale në rrjetet sociale ku vajza i zbulon publikut se i dashuri i saj lahet vetëm me ujë dhe pa sapun apo produkte të tjera kozmetike.

Djali në fakt shihet që qesh nga kamera dhe i thotë të dashurës se përdor vetëm ujë për t’u larë në dush, as sapun, as shampo apo produkte të tjera.

“Po prapanicën me çfarë e lan?”, e pyet vajza në video. “Me ujë” thotë sërish djali, duke habitur spektatorët e fiksuar pas konsumit të produkteve qe reklamohen çdo sekondë në ekranet e tyre.

Shumica e komentuesve nuk ishin dakord me të dhe video ishte parë më shumë se 1 milionë herë.

@thebrandonrobert Why are MEN like this … #boyfriend #couple ♬ original sound – user53913298445


Nuk duhet nëse ai bënte shaka por çështja kishte ndezur një debat të gjerë për mënyrën më të mirë për të bërë dush.

Dr Ross Perry, drejtues i një klinike kozmetike tha se vetëm uji nuk është i mjaftueshëm për t’u pastruar, por shumë komentues e kundërshtuan duke thënë se ai tentonte të promovonte konsumin e produkteve kozmetike apo të pastrimit me kliniken e tij.

“Vetëm uji nuk mund të largojë vajin ku qëndrojnë mikrobet, i cili prodhohet nga duart, fytyra e trupi ynë”, tha ai

Disa komentues thanë se menyrat natyrale e të improvizuara të pastrimit, ishin më të shëndetshme, por Ross tha se sapuni ndihmon në përzierjen e ujit me vajrat truporë dhe largimin e tyre bashke me mikrobet e mundshme.

FOTO GALERI
2/2
“Po prapanicën me çfarë e lan?”, e pyet vajza në video. “Me ujë” thotë sërish djali, duke habitur spektatorët e fiksuar pas konsumit të produkteve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA