Selena Gomez ka mbyllur komentet që e shanin atë në lidhje më trupin e saj në ceremoninë e të shtunës pasi mori pjesë në Golden Globes 2023.
Aktorja, 30-vjeçare, u nominua për aktoren më të mirë televizive. Ajo kishte veshur një dekolte mjaft të hapur me një fustan bust të zi me lejla të markës “Valentino”, i cili kishte një të çarë mjaft të guximshme deri në kofshë.
Por këngëtarja mori komente mjaft negative nga ndjekësit online në lidhje me pamjen e saj fizike teksa pozonte para kamerave në këtë event. Gjatë një videoje në Instagram Live, Selena iu drejtua kritikëve teksa bisedonte me motrën e saj 9-vjeçare, Gracie Elliott Teefey. Ajo u tha ndjekësve të saj:
“Jam paksa më e shëndoshë tani, sepse u kënaqa gjatë pushimeve”.
Pasi Gracie u duk se ishte dakord me të, Selena tha:
“Por ne nuk na intereson”.
Krijuesja e hitit “Lose You to Love Me” ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me rrjetet sociale dhe madje e ka fshirë atë nga telefoni i saj në vitin 2019. Selena zbuloi se nuk e kishte më aplikacionin, pasi komentet negative në postimet e saj e kishin lënë atë të ndihej ‘depresive’. Ylli dukej mjaft bukur në veshjen e saj me mëngë të purpurta.
Ajo e kishte kombinuar fustanin me një palë taka të zeza me rrip, ndërsa për aksesorë kishtë zgjedhur një palë vathë argjendi. Veshjet e saj ishin stiluar në një stil elegant, ndërsa grimi i saj ishte i thjeshtë dhe ruante tonalitetin e ngjyrës ‘nude’. Selena kishte zgjedhur të hynte në tapetin e kuq me motrën e saj më të vogël, në ceremoninë e 80-të vjetore ku morën pjesë yjet e Hollivudit.
Faqja zyrtare e “Golden Globes” kishte hedhur një video të adhurueshme të Gracie-t duke vrapuar në tapetin e kuq për t’iu bashkuar Selenës për një foto. Këngëtarja ishte 20 vjeçe kur nëna e saj Mandy Teefe, e lindi Gracie me partnerin e saj Brian, i cili është njerku i Selenës. Selena foli për lidhjen e tyre të ngushtë në gusht. Ajo tha në podcastin video të TaTaTu:
“Në thelb dua ta shikoj këtë person të vogël të rritet dhe të bëhet e përgjegjshme. Nuk ka ndjesi më të mirë në botë. Ndihem si prind i saj në një farë mënyre”.
Top Channel