Kur intervista është drejt fundit me shumë gjasa intervistuesi mund të ju pyesë “A keni ndonjë pyetje për mua?”.

Kur e dëgjoni këtë pyetje, mund të mos e keni përgjigjen e menjëhershme dhe ju duket pak kohë të orvateni brenda vetes dhe ky është një sinjal që intervista është gati të përfundojë.

Edhe pse të bësh pyetje mund të jetë e vështirë, megjithatë është gjithmonë më mirë të përgjigjesh në një pyetje sesa të refuzosh me mirësjellje ta bësh atë. Përndryshe, ju mund t’u lini intervistuesve përshtypjen se nuk jeni të përfshirë në bisedë, ose nuk jeni mjaftueshëm të interesuar për pozitën për të mësuar më shumë për të nëpërmjet pyetjes. Më poshtë janë disa këshilla se si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje në mënyrë strategjike.

Pika kryesore

Arrini në intervista me një listë pyetjesh për t’i bërë në fund të intervistës – këto pyetje mund të jenë në lidhje me kompaninë dhe rolin e juaj në të. Kushtoni rëndësi kësaj pyetje nëpërmjet së cilës mund të shprehni pasionin për pozitën që po aplikoni. Është gjithashtu një mënyrë për të demonstruar se keni qenë të angazhuar gjatë intervistës.

Qëndroni larg pyetjeve që kanë të bëjnë me pagat dhe aktivitetet jashtë punës dhe shmangni thashethemet dhe pyetjet personale.

Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi

Ka një arsye që intervistuesit të pyesin nëse keni ndonjë pyetje: Ata duan t’ju japin një mundësi për të marrë përgjigje për pyetjet që mund t’ju ndihmojnë të vendosni nëse pozita dhe kompania janë të përshtatshme për ju. Po ashtu, pyetje u jep intervistuesve një mundësi për të parë nëse jeni përgatitur paraprakisht.

Si të përgatiteni për pyetjen

Meqenëse kjo pyetje është e zakonshme në fund të çdo lloj interviste pune, është e rëndësishme ta planifikoni atë paraprakisht dhe të jeni të përgatitur. Zhvilloni një listë pyetjesh për të cilat dëshironi t’u përgjigjeni dhe mbani në mend se pyetjet tuaja mund të ndryshojnë pak në bazë të intervistuesit tuaj.

Nëse po takoheni me dikë nga burimet njerëzore, për shembull, pyetjet tuaja mund të përqendrohen në procesin e intervistimit ose në organizimin e përgjithshëm të kompanisë. Nëse jeni duke u takuar me personin që do të jetë menaxheri juaj, mund të bëni pyetje specifike në lidhje me pozitën tuaj të synuar ose në lidhje me procesin e punësimit për punonjësit e rinj.

Përgatitni disa pyetje, pasi shumë prej tyre mund të adresohen gjatë intervistës

Duhet ta keni parasysh se ashtu si të gjitha pyetjet e intervistës nga intervistuesi, edhe pyetja e juaj është e rëndësishme për t’iu bërë përshtypje. Duke e bërë një pyetje të thellë ju mund ta mbyllni intervistën duke u dhënë intervistuesve një përshtypje të mirë. Intervistat janë një rrugë e dyanshme dhe bërja e pyetjeve mund të jetë një mënyrë e mirë për të përcaktuar nëse kompania dhe pozita në fjalë janë të përshtatshme për ju.

Si të përgjigjeni, ‘A keni ndonjë pyetje për mua?’

Pyetjet tuaja duhet të bëjnë të se keni kuptuar shpejt qëllimet dhe prioritetet e kompanisë. Ju mund të reflektoni në përmbajtjen e intervistës.

Gjithmonë synoni të bëni gjithmonë pyetje të hapura, dhe jo pyetje të mbyllura që intervistuesit mund të përgjigjen me një “po” ose një “jo”. Pyetjet e juaja mund të ju ndihmojnë të keni më shumë informacion në lidhje me qëllimet e kompanisë dhe pozitën në fjalë. Por, sigurohuni që të kapërceni çdo pyetje që mund t’i përgjigjeni me një kërkim të shpejtë në internet. Këto lloj pyetjesh mund t’ju bëjnë të dukeni të papërgatitur.

Pyetje për t’i bërë intervistuesit

Hidhini një sy disa kategorive të gjera pyetjesh që janë të përshtatshme për t’u bërë.

Pyetje rreth pozitës për të cilën keni aplikuar

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth asaj që do të bëni nëse nuk është trajtuar plotësisht në pjesën e mëparshme të intervistës. Pyetjet mund të përfshijnë:

-A mund të m’i shpjegoni më shumë për përgjegjësitë e përditshme që ka kjo pozitë? Si do ta përshkruanit ritmin e një dite të zakonshme?

-Nëse do të punësohesha për këtë rol, çfarë do të dëshironit të arrija në dy muajt e parë?

-Çfarë mekanizmash janë vendosur për rishikimet e performancës dhe kur do të marr vlerësimin tim të parë zyrtar?

-Sipas jush, ku duhet të jetë fokusi që performanca ime të rezultojë në suksesin e këtij projekt?

Pyetje rreth kompanisë ose intervistuesit

Kjo është një mundësi e mirë për të marrë një ndjenjë të kulturës së kompanisë dhe se si po performon kompania dhe disa nga pyetjet që mund t’i bëni janë:

-Si do ta përshkruanit stilin e menaxhimit të organizatës?

-Çfarë është diçka që ju bën të lumtur kur vini në punë çdo ditë?

– Prej sa kohësh jeni pjesë e kësaj kompanie?

-Mund të flisni për kulturën e kompanisë?

-Cilat janë synimet e kompanisë për vitin e ardhshëm?

Pyetje rreth jush

Me pyetje rreth jush ju mund të kuptoni më shumë për përshtypjet që kanë intervistuesit dhe nëse ai mendon se jeni një kandidat i mirë. Me këto pyetje, mund të shprehni entuziazmin tuaj për rolin dhe më pas (bazuar në reagimet që merrni) ta trajtoni çështjen në vend. Mund te pyesësh:

Cilat janë shqetësimet tuaja për aplikimin tim?

A ka ndonjë kualifikim që mendoni se më mungon?

Çfarë nuk duhet pyetur

Duhet të qëndroni larg pyetjeve për temat e mëposhtme:

Aktivitetet jashtë punës: Është mirë të bëni pyetje rreth kulturës në punë, por qëndroni larg pyetjeve që përqendrohen në aktivitete të tjera si pauza ose koha e pushimeve. Këto lloj pyetjesh do t’ju bëjnë të dukeni të pa interesuar në kryerjen e punës, kjo ju bën të mos krijoni përshtypjen e duhur. Po ashtu nuk duhet të pyesni se sa orë do t’ju nevojiten për të punuar çdo ditë.

Thashethemet e jetës personale ose të zyrës së intervistuesit: Jepini intervistuesve të njëjtën mirësjellje që do të dëshironit që ata të ju japin juve duke mos pyetur për familjen e tyre, situatën e jetesës ose duke bërë thashetheme për njerëzit që të dy mund t’i njihni.

Gjërat që mund t’i përgjigjeni vetë: Nëse pyetjes suaj mund t’i përgjigjet lehtësisht me një kërkim të shpejtë në internet ose duke hedhur një vështrim në faqen e internetit të kompanisë, mos e bëni atë. Intervistuesit presin që ju ta keni hulumtuar kompaninë e tyre paraprakisht dhe veçse i dini informacionet bazike.

Paga dhe përfitimet: Nëse është një intervistë e raundit të parë, nëse fokusoheni menjëherë te paga që mund të ju ofrojnë dhe përfitimet, kjo mund t’ju bëjë të dukeni të pa interesuar për punën dhe kompaninë dhe tregon se jeni të fokusuar vetëm te vetja. Nëse intervistuesi juaj pyet për pagën, këtu janë disa këshilla se si mund të përgjigjeni.

Pyetje shumë të ndërlikuara ose shumë pyetje në një: Bërja e pyetjeve me shumë nënpyetje mund t’i mbingarkojë intervistuesit. Bëni vetëm një pyetje në të njëjtën kohë. Ju gjithmonë mund të bëni nënpyetje në vazhdimësi. Synoni që intervista të rrjedhë si një bisedë e natyrshme.

Mos bëni shumë pyetje. Derisa dëshironi të jeni të përgatitur për të bërë një ose dy pyetje, përcilleni më vëmendje situatën dhe përfundoni pyetjet kur intervistuesit fillojnë të përziejnë letrën ose të shikojnë orën e tyre.

Disa pyetje nuk duhet të bëhen gjatë intervistave, edhe nëse jeni të ftuar të bëni pyetje. Kjo përfshin:

Cilat janë disa nga zhvillimet më të fundit në kompaninë tuaj?

Sa mund të fitoj gjatë vitit të parë të punës?

Çfarë bëjnë punonjësit për argëtim me kolegët pas punës?

A keni fëmijë? A është ky një punëdhënës miqësor për fëmijët?

Cilat janë pesë synimet strategjike për organizatën gjatë pesë viteve të ardhshme?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA