
28/02 08:49
Pasi kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale të Superkupës (edhe pse vuajtën shumë), Real Madrid dhe Barcelona kompletuan skenarin perfekt teksa në finalen e madhe do të përballen për të shkruar një tjetër faqe në librin e historive të El Clasico.
Madrilenët do të kërkojnë që të barazojnë Barcelonën sa i takon trofeve në këtë kompeticion duke qenë se për momentin katalanasit e kanë fituar 13 herë Superkupën, ndërsa Los Blancos 12 herë.
Top Channel