Një “El Clasico” për Superkupën e Spanjës në “King Fahd International Stadium” të Riadit, në Arabinë Saudite. Reali i Madridit dhe Barcelona, dy gjigantët e futbollit spanjoll, përballë njëri-tjetrit për trofenë e parë të sezonit 2022-2023.
Si Ancelloti ashtu edhe Xavi preferojnë rreshtimin ultraofensiv 4-3-3. Skuadra madrilene e nis me Courtis në portë; Carvajal, Militao, Rudiger e Mendy në mbrojtje; Modric, Kroos e Camavinga në mesfushë dhe në sulm tredhëbëshi Valverde-Benzema-Vinicius Junior.
Në krahun tjetër, Xavi preferon Ter Stegen në portë, Kounde, Araujo, Chistensen e Balde në mbrojtje, De Jong, Busquest e Gavi në mesfushë dhenë sulm Dembele, Lewandowski e Pedri.
Real – Barcelona 0-0
12′ – E nis me vrull Barcelona, që në minutën e 12-të godet shtyllën me Lewandowskin, ndërsa Balde, në vijim të aksionit godet jashtë.
Top Channel