Debate të forta dhe ngritje tonesh kanë shoqëruar hapjen e mbrëmjes së sotme të “Përputhen Prime”, ku një takim pesë minutësh mes Viktorit dhe Giselës nuk ka përfunduar ashtu siç pritej.
Keqkuptimet mes tyre jo vetëm që nuk kanë marrë një zgjidhje por janë agravuar më tepër, pasi Viktori nuk ka pranuar në asnjë moment argumentat e Giselës, të cilës në fund I tha “Zot ma largo një person të tillë”.
Komentet e analistëve nga ana tjetër ishin mjaft kritikuese për konkurrentin, të cilit i thanë se duhet të ishte më i qetë dhe ta merrte situatën shtruar pasi ka edhe moshë më të madhe se Gisela.
Ajo që e kishte acaruar më shumë Viktorin, ishte në fakt një “mallkim” i Giselës, e cila i kishte thënë atij në moment nervash “ishalla të bie avioni”.
Viktori: Asnjë lloj gjëje nuk kam më ty që të zihem, kam ardhur me njoh një vajzë dhe shpresoj të dashurohem. A mund ta di për ca kë ardhur këtu?
Gisela: Kam ardhur me synimet e mija të qarta.
Viktori: Me synimet për tu zënë me të gjithë për sherr? Si mudn të dashurohem unë me një vajzë si ti?
Gisela: Ti më ke përdorur mua për të rritur veten në këtë program
Viktori: Këtu qenka gabim i madh me rrespektu një person, çfarë do ti me të trajtu keq? Të lutëm, që kur the ishalla të bie avioni e humbe çdo gjë
Gisela: Të kërkoj falje për atë ditë isha shumë e acaruar. Jam nevrikos me ty që kur the se të hodha duart për të kërcyer.
Viktori: Nuk e kuptoj farë një person të tillë, zot ma largo, ke probleme me veten tënde duhet ët bësh paqe me trurin, ta them me gjithë zemër ishalla i kupton këto gabime dhe i ndryshon.
Top Channel