Cantona kritika për Ronaldon: Mendon se është ende 25-vjeç, shembuj janë Ibra, Maldini dhe Giggs

15/01/2023 10:46

Cristiano Ronaldo është larguar nga Premier League, mirëpo mbetet ende një nga temat e diskutimit në Angli.

Së fundmi, ish-lojtari i Manchester United, Eric Cantona thekson se CR7 mendon ende se është 25-vjeç dhe në këtë formë dëmton skuadrat ku bën pjesë, ashtu siç ndodhi te Djajtë e Kuq.

“U rikthye te United dhe harroi se United nuk ishte më klubi që ai kishte lënë. Nuk e kupton që gjërat kanë ndryshuar. Ka lojtarë që kërkojnë të luajnë çdo ndeshje sepse mendojnë se janë 25-vjeç, dhe më pas ka nga ata lojtarë që e dinë se nuk janë më 25-vjeçarë, pranojnë stolin dhe mendojnë të ndihmojnë ekipin në ndeshje të caktuara.

Ka lojtarë të tipit Ibrahimovic, Maldini dhe Giggs, janë emra për t’u marrë shembull sepse nuk vendosin veten në rradhë të parë. Ronaldo duhej të ishte i pari që të pranonte se nuk është më i ri dhe duhej të ndihmonte më të rinjtë, tani ai nuk vrapon më dhe duhet ta pranojë. Problemi është se fundi i karrierës në futboll është pak si vdekja dhe të duhet ta pranosh se po plakesh. Thjesht nuk mund të bësh atë që bëje në të kaluarën”, u shpreh Cantona./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA