Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Kujtojmë se Butrinti para pak javësh publikoi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Kallma cigaren” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku kjo falë miliona klikimeve në YouTube.
E për artistin hiti i dimrit është pikërisht kënga e tij dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë në rrjetet e tij sociale.
Por nga ana tjetër ajo çfarë ka arritur të marrë një vëmendje shumë të madhe jo vetëm nga ndjekësit e tij por nga të gjithë ka qenë një veprim i këngëtarit mbrëmjen e kaluar. Pas përfundimit të ‘Prime’-t të “Big Brother VIP” artisti ka postuar në InstaStory një foto të ish-partneres së tij Kiara Tito.
Krahas fotos ai ka vendosur edhe një kurorë. Por çfarë pritet të ndodhë tani?!
Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.
Nuk duhet të harrojmë se brenda shtëpisë së “BBV” edhe Luiz Ejlli ka shprehur pëlqim për Kiarën dhe mundohet që gjithmonë të qëndrojë pranë saj, edhe pse pas situatës së krijuar javën e kaluar moderatorja është larguar dhe ka preferuar që të distancohet nga ai.
Top Channel