Vijojnë oshilacionet e Atletico Madrid në La Liga. Skuadra e Diego Simeones po has vështirësi këtë sezon në kampionatin spanjoll. Sot u siguruar vetëm një pikë përballë Almerias në transfertë (1-1).
Argjentinasi Angel Correa kaloi skuadrën kryeqytetase në avantazh në minutën e 18’ pas asist të Kondogbias, teksa duhet nënvizuar edhe veprimi i bukur i Griezmann.
Avantazhi nuk zgjati shumë, pasi vendasit barazuan 19 minuta më vonë falë një goli të bukur me kokë të 21-vjeçarit El Bilal Toure.
Sulmuesi afrikan vazhdoi të ishte kërcënim konstant për mbrojtjen e Atleticos, ndërkohë që Alvaro Morata humbi dy mundësi për golin e fitores.
“Colchoneros” e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Sergio Reguilon (dy të verdha) një minutë përpara fundit.
Ky barazim mban Atleticon në vendin e katërt me 28 pikë, pozicion që mund ta humbasë nëse Betis merr pikë përballë Osasunës. Almeria qëndron e qetë në mesin e renditjes.
Top Channel