Aksident ajror në Nepal/ Të paktën 68 të vdekur, pamjet e frikshme të copave të avionit

15/01/2023 14:20

Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 68 persona.

“Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor.

Sipas BCC, në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit në vend ka nisur punën për gjetjen e trupave të zhdukur.

Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti i Pokhara.

Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë pamjet e avionit që po fluturonte ulët mbi një zonë të populluar përpara se të bie.

Ndërkohë, Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, ndërsa aeroporti aktualisht është i mbyllur.

ATR72 është një aeroplan turboprop me dy motorë, i përdorur gjerësisht, i prodhuar nga një sipërmarrje e përbashkët e Airbus dhe Leonardo e Italisë. Yeti Airlines ka një flotë prej gjashtë avionësh ATR72-500.

Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA