“Etja për gaz”, Gjermania vulos tjetër marrëveshje: Do e marrim nga Iraku!

14/01/2023 09:02

Kërkimet për zëvendësimin e gazit rus e kanë çuar kancelarin gjerman Olaf Sholz në Irak.

Pas shtrëngoi duart me kryeministrin e ri irakian Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin, Scholz u shpreh entuziast duke e përshkruar vendin e pllakosur nga varfëria si një partner të preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani.

Prej këtij sipas tij, importet e gazit mund të shpërndahen më tej edhe në vende të tjera europiane. Gjermania, theksoi Scholz, nuk do të jetë sërish e varur vetëm nga një furnizues gazi si dikur me Rusinë. Nga Rusia përpara sulmit ndaj Ukrainës furnizohej më shumë se gjysma e importeve gjermane të gazit.

Tani Gjermania nuk merr më gaz prej andej.Al-Sudani nënvizoi qëllimin e vendit të tij, që të avancojë edhe më tej eksportin e gazit nga Iraku. “Ne kemi plane ambicioze për përdorimin e gazit, që shoqëron prodhimin e naftës dhe digjet gjatë këtij procesi”, tha kryeministri irakian. “E kemi paraqitur këtë mundësi dhe kemi ftuar sipërmarrjet gjermane të investojnë në këtë sektor.”

Asnjë vend tjetër në botë nuk është kaq shumë i varur nga të ardhurat prej naftës sa Iraku. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Iraku është vendi i pestë në botë për prodhimin e naftës. Edhe gaz eksportohet përmes terminalit LNG të të Basra Gas Company të hapur në vitin 2022.

E megjithatë, vendi vetë vuan vazhdimisht nga furnizimi i keq me elektricitet duke pasur ndërprerje të vazhdueshme. Kjo së bashku me gjendjen e vështirë ekonomike dhe korrupsionin janë arësye për protetstat e vazhdueshme, që e kanë tronditur vitet e fundit Irakun.

Top Channel