Plas te Brighton, ylli belg i skuadrës kërkon largimin në merkaton e janarit

14/01/2023 08:20

Ka një çështje Trossard te Brightoni. Sulmuesi anësor belg, i cili e nisi sezonin në mënyrë perfekte, ka pasur një zënkë me trajnerin Roberto De Zerbi dhe për këtë arsye është lënë jashtë grumbullimit nga italiani.

Për çështjen së fundi kanë reaguar agjentët e futbollistit, që nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë shpjeguar se trajneri italian nuk i flet më futbollistit prej javësh dhe në rrethana të tilla, kanë kërkuar nga Brighton që të favorizojnë largimin e 28-vjeçarit në merkaton e janarit.

“Para Botërorit me Brightonin po planifikonim rinovimin e kontratës, por më pas, Trossard bëri një debat me një shok skuadre dhe nga ai moment, trajneri De Zerbi nuk i flet më. Gjatë këtyre kohëve trajneri i komunikon vendimet vetëm nëpërmjet ndihmësve të tij dhe jo rrallë e ka lënë jashtë ekipit, apo në pankinë. Në kushte të tilla ,është e kotë të vazhdojë bashkëpunimi, ndaj kërkojmë nga klubi i Brightonit që të favorizojë një transferim në Trossard në këtë sezon merkatoje”, thuhet në reagimin e agjentëve të sulmuesit belg.

Më herët, trajneri italian Roberto De Zerbi deklaroi se ka mbetur i zhgënjyer nga sulmuesi belg, pasi ky i fundit ka braktisur stërvitjen kur ka mësuar se nuk do të jetë titullar. Pikërisht për këtë arsye, nuk e ka grumbulluar për sfidën e radhës ndaj Liverpool.

Leandro Trossard ishte duke bërë mjaft mirë me fanellën e Brighton, pasi kishte shënuar 7 gola në 16 ndeshje në Premier League, duke u shfaqur si një nga liderët e skuadrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA