22/12 08:57
Aventura e Ennur Totres në kampionatin ukrainas nuk po shkon ashtu siç pritej. Mesfushori 26-vjeçar ka përfunduar në stolin e Vorslka Poltavës, ku u transferua në fillim të sezonit dhe në 13 ndeshjet e fundit, ka luajtur vetëm 13 minuta.
Pas transferimit me bujë, bashkë me Taulant Seferin, mesfushori luajti si titullar vetëm dy ndeshje dhe më pas përfundoi në stol, ndaj për shkak të situatës së krijuar, po mendon rikthimin në Maqedoninë e Veriut.
Ennur Totre ka luajtur për 6 sezone me fanellën e Shkëndijës dhe u largua nga Tetova në korrik të 2021-shit, për t’u bashkuar me Tiranën, aty ku fitoi titullin kampion që në sezonin e parë dhe më pas u shit te ukrainasit e Vorskla Poltavës.
Top Channel