Estevao William Almeida de Oliveira Golçalves është vetëm 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në pronësi të Palmeiras.
Adoleshenti i talentuar brazilian, ka pseudonimin Messinho për shkak të pasionit dhe dashurisë që ka për yllin argjentinas.
Ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me Barcelonën, stadium ku idhulli i tij ka dhuruar spektakël dhe magji të paharrueshme.
Por, Estavao mund të bëhet shok skuadre me Leo Messin. Mundo Deportivo raporton se PSG po e monitoron prej kohësh dhe ka ofruar 40 milionë euro për ta bllokuar, pasi operacioni mund të zhvillohet vetëm kur të mbushë 16 vjeç.
Palmeiras, që e di mirë se zotëron një talent të madh, kërkon më shumë: 50 milionë euro. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, ndërsa Messinho shpreson që të arrihet akordi dhe të plotësojë dëshirën e madhe për të qenë në një ekip me Leo Messin.
Top Channel