Historia u përsërit? Herion Mustafaraj flet për divorcin: S’kisha çfarë të bëja më

14/01/2023 20:11

Herion Mustafaraj ka treguar në “Se Luan Topi” historinë e trishtë të divorcit të tij, të cilën e krahason me divorcin e prindërve të tij.

Me ish-partneren, ai ka një vajzë të mrekullueshme, Dean për të cilën shprehet se e do pamasë.

“Sikur ma thoshte shpirti që do ndaheshim dhe ndoshta vajza s’do kishte këto kujtime, dhe çuditërisht ato kujtime, skeçe, që i kemi ndërtuar me Dean, kanë influencuar shumë që ajo të qëndrojë shumë e lidhur me mua. Sepse ajo i kujton dhe më thotë që është e lumtur, sepse unë inspiroja botën e saj emocionale”, tregon ai.

Ndërsa për ndarjen me nënën e Deas, artisti thotë se marrëdhënia shkoi në një pikë që nuk kishte ç’të bënte.

“Ishte një ndodhi që nuk e mora mirë, sepse nuk doja që Dea të kishte të njëjtën eksperiencë si unë, por e kuptova në një pikë që nuk kisha çfarë të bëja më. O do qëndroja të luftoja kot pa lidhje sepse gjoja po luftoja për Dean, kur Dea ishte shumë mirë, i vetmi problem ishte që ne të dy nuk po e gjenim dot gjuhën”, tha ai për “Se Luan Topi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA