Formacionet/ Ten Hag modifikon dy reparte, ndryshime në mbrojtje për City

14/01/2023 13:16

Në orën 13:30 fillon derbi i Manchesterit. United dhe City do të “përplasin brirët” mes tyre në “Old Trafford”, duel që do të zhvillohet në SuperSport 2.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Pep Guardiola kanë përzgjedhur titullarët e përballjes së zjarrtë. Vendasit rreshtohen me skemën “4-2-3-1”.

Luke Shaw konfirmohet në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që Aaron Wan-Bissaka merr vendin e Diogo Dalot në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Një fanellë titullari ka marrë braziliani Fred, me Bruno Fernandes që zhvendoset në krah të djathtë të sulmit. Kampionët në fuqi nuk heqin dorë nga klasikja “4-3-3”.

Pep Guardiola ka humbur shërbimet e qendërmbrojtësve John Stones dhe Ruben Diaz. Postet e tyre i kanë marrë Nathan Ake dhe Manuel Akanji. Treshja ofensive do të formohet nga Riyad Mahrez, Phil Foden dhe Erling Haaland.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA