Shtëpia prej 19 milionë paund e këngëtarit George Michael, e cila u ble nga një super fans, ka nisur punën e rinovimit dhe kjo gjë ka shkaktuar goxha rrëmujë me fqinjët e tyre.

Guruja i komunikimit, Stephen Cameron, bleu shtëpinë e klasifikuar të klasës II të superyllit të popit të ndjerë në Highgate. Cameron, i cili e ka përshkruar veten si adhurues më i madh i George Michael ka një pasuri të vlerësuar prej 171 milion £ dhe rregullisht shfaqet në listën e të pasurve të ‘The Sunday Times’.

Ai mori leje nga Këshilli Camden për të krijuar një super bodrum nën kopshtin e përparmë të pronës, i cili do të krijojë një vend shtesë në banesën e tij dhe do të realizojë një kuzhinë të dytë. Megjithatë, planet nuk kanë shkuar mirë me vendasit që kanë reaguar ashpër kundër propozimeve. Banorët besohet se janë të mërzitur nga punimet dhe zhurmat e forta të rinovimeve, duke e përshkruar atë si një tmerr i vërtetë, me fotot tregojnë një gardh rreth pjesës së përparme të pronës. Me zhvillimet që janë duke ndodhur, punëtorët dhe gërmuesit janë parë duke punuar gjatë dy muajve të fundit duke krijuar zhurmë të vazhdueshme që zgjat deri në 10 orë në ditë.

Cameron-it i është dhënë gjithashtu leja të zgjerojë ndërtesën ekzistuese, e cila përmban një dush në natyrë dhe verandë në tarracë, si dhe shtimin e një pjergulli dhe zhvendosjen e pishinës. Nuk është hera e parë që Cameron ka ndryshuar ndërtesën e klasës II.

Korrikun e kaluar, ai rikonfiguroi dhomat në pronë pasi krijoi një dhomë gjumi të re, zhvendosi kuzhinën dhe një pirg të ri oxhak dhe shkallë. Multimilioneri fitoi gjithashtu leje për të ndryshuar parmakët e përparmë.

Megjithë mbështetjen e Këshillit, Cameron është vënë nën presion nga Komiteti Këshillimor i Zonës së Konservimit të Highgate. Shoqëria ngriti çështje në lidhje me dëmtimin e mundshëm strukturor të ndërtesës pas problemeve që ndodhën në rezidencën Witanhurst aty pranë në një rinovim të ngjashëm nga oligarku rus Andrei Guryev. Sipas ‘The Sun’, grupi tha në një letër ankese:

“Duke pasur parasysh që pronarët e disa pronave në ‘The Grove’ besojnë se problemet kanë lindur si rezultat i punimeve të bodrumit në Witanhurst, ne do t’i kërkonim Këshillit të udhëzonte një auditim të pavarur të propozimeve”.

Duke folur për ‘Daily Mail’ pasi bleu pronën në vitin 2020, Cameron tha:

“Është një pronë e bukur, mahnitëse dhe mezi pres të jetoj atje. Unë jam gjithashtu një fans i madh i George Michael, kështu që e bën atë edhe më të mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA