Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin ukrainas të minierës së kripës Soledar pas një beteje disamujore, duke e quajtur atë një hap “të rëndësishëm” për ofensivën e saj.

Fitorja do t’i lejojë trupat ruse të ndërpresin rrugët e furnizimit të Ukrainës për në Bakhmut, tha ministria e mbrojtjes.

Por nga ana tjetër zyrtarët ukrainas thanë se lufta për Soledar ishte ende duke vazhduar dhe akuzuan Rusinë për “zhurmë informacioni”.

Luftimet për Soledarin kanë qenë disa nga më të ashprat, ndërsa rëndësia e tij për ushtrinë ruse kundërshtohet nga analistët ushtarakë për shkak të madhësisë relativisht të vogël. Por kapja e Soledar ka të ngjarë të përshëndetet si një fitore në Moskë pas muajsh dështimesh dhe pengesash në luftën 10-mujore të Rusisë.

Megjithatë, Instituti për Studimin e Luftës në Uashington, tha se kapja e Soledar nga Rusia nuk shënon “një zhvillim i rëndësishëm operacional dhe nuk ka gjasa të sjellë një rrethim të afërt të Bakhmutit”.

Instituti tha se operacionet ruse të informacionit e kanë “tepruar  me rëndësinë e Soledar”, duke argumentuar gjithashtu se ajo betejë e gjatë dhe e vështirë ka kontribuar në rraskapitjen e forcave ruse.

Top Channel