Monitorimi i aktivitetit ushtarak rus/ NATO planifikon të vendosë avionë vëzhgimi në Rumani

13/01/2023 16:55

NATO ka deklaruar se planifikon të vendosë tre avionë vëzhgimi në Rumani javën e ardhshme për të kryer misione zbulimi dhe për të “monitoruar aktivitetin ushtarak rus” brenda territorit të aleancës ushtarake prej 30 vendesh.

Avionët e mbikqyrjes së Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror, ose AWACS, i përkasin një flote prej 14 zakonisht me bazë në Gjermani.

Tre nga avionët do të dërgohen të martën në një bazë ajrore pranë kryeqytetit të Rumanisë Bukuresht në një mision që pritet të zgjasë disa javë, tha aleanca në një deklaratë.

Avionët “mund të zbulojnë aeroplanë qindra kilometra larg, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin mbrojtës të NATO-s”, tha në një deklaratë zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, NATO ka forcuar praninë e saj në krahun lindor të Evropës, duke përfshirë edhe dërgimin e grupeve të tjera luftarake në Rumani, Bullgari dhe Sllovaki.

AWACS kanë kryer “patrulla të rregullta mbi Evropën Lindore dhe rajonin e Detit Baltik për të gjurmuar avionët luftarakë rusë pranë kufijve të NATO-s” gjatë gjithë luftës Rusi-Ukrainë, thuhet në deklaratë.

Top Channel