Modelja e Playboy burgoset për rrahjen për vdekje të psikiatrit, që la në bagazhin e makinës (fotot)

13/01/2023 16:50

29 vjeçarja Kelsey Turner është dënuar sot me “10 deri në 25 vjet burg” për pjesën e saj në vrasjen e Dr Thomas Burchard, 71 vjeç, kur ai tentoi të shkëputej prej saj duke ndaluar të paguante shpenzimet.

Ish-modelja e Playboy është burgosur për të paktën 10 vjet, pasi doktori psikiatër me të cilin shoqërohej dikur, u rrah për vdekje dhe u la të kalbej në bagazhin e makinës.

Turner u dënua nga gjyakta e Nevada për rolin e saj në vdekjen e vitit 2019 të Dr. Thomas Burchard, kur ai tentoi të ndërpriste lidhjen e tyre dhe pagesat që bënte për të.

Prokurorët thanë se modelja, e cila është shfaqur në revista si Playboy Italia e Maxim, kishte një marrëdhënie intime dhe “financiare” me doktorin 71-vjeçar, në kohën e vdekjes së tij, shkruan rrjeti vendas Las Vegas Review-Journal

29 vjeçarja Turner, u gjykua për vrasjen në Las Vegas kur trupi i psikiatrit u gjet në bagazhin e makinës së saj në 2019.

Trupi i rrahur për vdekje i Burchard u gjet në mars 2019 në bagazhin e makinës së saj Mercedes-Benz, të braktisur pranë liqenit në periferi të Las Vegas.

Turner, asokohe 25 vjeçare, dhe i dashuri i saj Jon Kennison, rrahën Thomas pasi ai ndaloi të paguante qiranë e shtëpisë ku ajo jetonte, shkruan rrjeti vendas KTNV.

Kennison gjithashtu pranoi fajin dhe u dënua me 18 deri në 45 burg, ndërsa shoqja e shtëpisë së çiftit  Diana Pena pranoi se ndihmoi për vrasjen, por ndihmi dhe prokurorët me prova për hetimet, shkruan rrjeti vendas KLAS.

“Ajo la në bagazhin e makinës trupin e dikujt që njihte dhe mbështeste financiarisht prej vitesh atë dhe djalin e saj”, tha prokurori.

Sipas marrëveshjes me prokurorët Turner mund të ketë të drejtë për liri me kusht pas dhjetë vitesh.

Avokatja e Turner tha për mediat se ishte e lumtur që klientja e saj kishte mundësi për një jetë pas burgut, dhe “për mbylljen e çështjes nga të gjitha palët”.

FOTO GALERI
1/8
Turner u dënua për rolin e saj në vdekjen e vitit 2019 të Dr. Thomas Burchard, kur ai tentoi të ndërpriste pagesat që bënte për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA