“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.

Pas përfudnimit të “DWTS” Sara së bashku me familjen e saj kanë shkuar me pushime në një vend ekzotik, si për të festuar ashtu edhe për tu relaksuar. Teksa ka postuar një foto me bikini, Sara i është përgjigjur Luixhinos dhe Erisës, balerinëve profesionist të ‘DWTS”, pas një video që ata kanë postuar më parë, ku dhe Luixhino nuk e ka lënë me aq.

Sara: Mos më dërgoni në Dm video me xhupa se nuk i shikoj dot nga dielli

Luixhino: Kur të lëshoj unë ndonjë magji të zezë tek moti atje, ta shohësh ti diellin

Sara: Ti je i frikshëm! Të lutem më fal, nuk të bëj më Tag dhe do të bëj Hide nga story

 Lidhur me fitoren e Sarës, në rrjet pati dhe disa komente ku thuhej se fitorja iu dha Sarës për hir të partnerit të saj. Me një video të postuar para pak orësh në Instagram, bukuroshja ‘ia ka mbyllur gojën’ në mënyrën më të bukur me anë të një video shumë ‘funny’ të vogëlushes së saj Poem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA